Eni Çobani, “asi nën mëngë” i Bashës për Gjirokastrën?
Partia Demokratike pritet që brenda javës së ardhshme të zyrtarizojë listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Për qarkun Gjirokastër janë disa emra të përfolur si kandidatë të mundshëm, ndërkohë së fundi po lakohet edhe emri i Eni Çobanit, juristes së njohur e cila shfaqet çdo fundjavë me rubrikën e saj “Shiheni në gjyq” në Tv Klan.
Por për momentin asgjë nuk është e konfirmuar.
Emra të tjerë që mund të zënë një vend në listën e qarkut Gjirokastër të Partisë Demokratike janë:
Tritan Shehu, i deleguari i PD-së për Gjirokastrën.
Roland Bejko, kreu i PD Gjirokastër.
Altin Çomo, ish-kryebashkiak i Libohovës.
Mimoza Çomo, ish-prefekte e Gjirokastrës.
Kosta Barka, ish-ministër i Punës.
Eshref Shehu, anëtar i Kryesisë së PD-së në Tepelenë.
Theodhoraq Vangjeli, anëtar i Kryesisë së PD-së në Përmet.
Enno Bozdo, ish-nënkryetar i Bashkisë Tiranë.
Reila Bozdo, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë
Tomor Alizoti, kreu i Departamentit të ish të përndjekurve politikë në PD.
/ArgjiroLajm.net/