Erion Veliaj jep për bamirësi në Gjirokastër, lekët që i hodhën në dasmë

10606218_10152712000416926_1669273557207655467_nDasma e ministrit Erion Veliaj është ndër ngjar jet më të diskutuara të kohëve të fundit. Të gjithë kanë pasur diçka për të thënë rreth saj, qofshin këta politikanë apo edhe komentues të thjeshtë të rrjeteve sociale. Ne të “Bluetooth”, që këtë event e kemi shoqëruar me detaje ekskluzive, sot po ju zbulojmë një tjetër risi. 

Dhuratat, ose më mirë të themi paratë që të ftuarit e shumtë hodhën në dasmë, ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale ka vendosur t’i japë për bamirësi. Burime pranë ministrisë bëjnë me dije për “Bluetooth” që, prej së hënës do të nisin edhe procedurat për transfertën e këtyre të ardhurave, por pa zbuluar shifra. Paratë do të shkojnë në strehën e fëmijëve dhe atë të të moshuarve në qytetin e Gjirokastrës. 

Pra Veliaj vazhdon të japë kontribute maksimale për qytetin që e ka bërë deputet. Sigurisht që, me këtë vendim ka rënë dakord edhe bashkëshortja e tij juriste, Ajola./Bluetooth