“Euro 2016″/ Në formacionin më të dobët edhe një futbollist i Kombëtares shqiptare

100384685-schar-sport-xlarge_trans-_ouOjVi8XfPTPGBZjfgrqkW8RUYvkYovYHwKi5ZWTQk1-470x293Pas mbylljes së fazës së parë në grupe mediat ndërkombëtare, por edhe UEFA kanë publikuar statistika për formacionin më të mirë, apo më të dobët në Europian.

 “The Guardian” ka publikuar ndër të tjera një analizë me formacionin më të dobët, duke përfshirë edhe emrin e kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana

Për vlerësimet jo pozitve ndaj paraqitjes së tij duket se ka ndikuar kartoni i kuq që ai mori në ndeshjen e parë me Zvicrën.

“Shqipëria dhe Islanda ishin të pozicionuara shumë mirë dhe për të parën, nëse nuk do të kishin pasur Lorik Canën të përjashtuar me kartonin e kuq në pjesën e parë kundër Zvicrës, atëherë mund të ishin ende në turne”,-shkruan “The Guardian”. Ndërsa performancën e Canës e vlerëson me notën (4.5). Por një vlerësim ndryshe bëhet ndaj Elseid Hysajt. Mbrojtësi renditet ndër më të mirët me notën 7.

Një ditë më parë revista prestigjioze “France Football” zgjodhi një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve, që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të “Euro 2016”.

Bëhet fjalë për Ledian Memushajn, i cili ishte një nga futbollistët më të mirë ndaj Rumanisë. Ai dha krosimin për golin e shënuar nga Armando Sadiku.

Formacioni me i dobet sipas "The Guardian"