Eurosport: Surpriza Shqipëri në Euro 2016

 Eurosport: Surpriza Shqipëri në Euro 2016

s_2Shqipëria nuk kishte ardhur kurrë në nivele të tilla pasi me disa përmirësime të vogla nga kualifikueset e Kupës së Botës 2014, arriti të kualifikohet në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian ‘Francë 2016’.

Shumë pak besojnë që Shqipëria do shkojë larg dhe mund të jetë surpriza, por mbështetësit e tyre do të vijnë nga e gjithë bota për të shijuar këtë arritje historike.

Gjatë kualifikueseve Shqipëria ka arritur të shënojë vetëm 7 gola duke hequr rezultatin në tavolinë 3-0 kundër Serbisë. Të gjithë shënuesit kanë identitete të ndryshme por në këtë kompeticion mund të jetë surprizë prezenca e talentit 19-vjeçar Milot Rashica i cili ka bërë një sezon fantastik me holandezët e Vitesse Arnhem.

Formacioni titullar që parashikohet: Berisha, Hysaj, Djimsiti, Cana, Agolli, Gashi, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi.
1858359
Ajo që bie sy në këtë formacion është kapiteni Lorik Cana i cili shihet si një frymëzues pasi ka luajtur në disa prej ligave më të mëdha të Europës, ndërsa Elseid Hysaj ka zhvilluar një sezon fantastik me Napolin. Në të njëjtën linjë aktivizimi është edhe Berat Djimsiti tek Atalanta, ndërsa Taulant Xhaka ka një sfidë speciale pasi do të përballet kundër vëllait të tij i cili luan për kombëtaren e Zvicrës.

De Biasi
1858385-39164891-2560-1440
Trajneri italian në vitin 2011 ishte shumë pranë dështimit dhe daljes në pension pasi Udinese i komunikoi shkarkimin, ndërsa pas një viti mori drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Tashmë pas suksesit m,e shqipërinë emri i De Biasit u përfol për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, pasi Antonio Conte do të largohet pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Tre lojtarët më të mirë të Shqipërisë
1858365-39164491-2560-1440

Lorik Cana: Pa dyshim është zemra e ekipit, është lideri që lojtarët e tjerë e shohin në sy. Tashmë në një moshë 32-vjeçare është duke luajtur me Nantes por është një patriot i flaktë dhe jep maksimumin e formës së tij fizike.
Elseid Hysaj: Ka zhvilluar një sezon fantastik me Napolin dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. I gjatë, i shpejtë, teknik dhe është vetëm 22 vjeç për të parë një të ardhme premtuese.
Taulant Xhaka: Është më pak i njohur se vëllai i tij Granit Xhaka por shumë shpejt është kthyer në një lojtar kyç për kombëtaren shqiptare. Deputimin me Shqipërinë e ka bërë në vitin 2014, ku ka aftësi të mira inteligjence dhe i jep frymë ekipit.

YLLI I MEDIAVE SOCIALE

Pa dyshim është sulmuesi Shkelzen Gashi i cili në rrjetet sociale nuk shkruan jo vetëm shqip por edhe anglisht. Një sulmues tipik me aftësi të mira për të shënuar e ka treguar në Zvicër ku ka dalë golashënuesi më i mirë i vitit me skuadrën e Basel.

KUALIFIKIMI
Shqipëria filloi këto eliminatore me rezultatin më të mirë të historisë së tyre pasi fituan 1-0 ndaj Portugalisë me një super gol të Bekim Balaj. Më pas vjen barazimi 1-1 kundër Danimarkës, ndërsa pas kësaj ndeshjeje erdhi historia e ‘dronit’ famëkeq, në ndeshjen e Beogradit kundër rivalëve të Serbisë.

Një ndeshje kaotike e cila u ndërpre në minutën e 41 ndërsa lojtarët e shqipërisë u dhunuan në fushën e blertë dhe vendosën për të mos dalë më të luajnë takimin. Një luftë e gjatë pasi fillimisht UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë ndërsa vendimi i CAS-it ktheu gjithçka në favor të Shqipërisë duke i dhënë tre pikë kombëtares kuqezi.

Kjo ishte një shtysë morale që Shqipëria në ndeshjen e fundit atë kundër Armenisë të luante si një finale për ta fituar duke e mposhtur me rezultatin 3-0 dhe duke nisur festën për një arritje historike.

Libohova Online