Falen taksat, ja sa makina përfitojnë në Gjirokastër
May 12, 2017
Personat që kanë në pronësi një mjet për të cilin nuk kanë paguar detyrime ndër vite dhe nuk kanë kryer veprime pas Dhjetorit të vitit 2011, mund të bëjnë paraprakisht verifikimin e targës dhe karakteristikat e tjera të mjetit, për të konfirmuar nëse janë përfitues të amnistisë, përmes faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Verifikimi mund të bëhet në websiten dpshtrr.gov.al sipas drejtorive rajonale. Referuar të dhënave nga ky institucion, numrin më të lartë të mjeteve për të cilat nuk janë paguar detyrimet e mban Drejtoria Rajonale Tiranë. Ndërkohë Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës ka 3140 mjete.