Falja e kamatave të sigurimeve, ja cilët emigrantë përfitojnë

pensionet-pensionet1Prej fillimit të muajit nëntor, qeveria vendosi faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi, ndërkohë që në daljen publike pas miratimit të vendimit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se prej tij mund të përfitonin dhe emigrantët. Ai shtoi gjithashtu se ishte zgjedhur enkas periudha e fundvitit, që njihet për kthimin e tyre me rastin e festave. Por, nga ky vendim nuk mund të përfitojnë të gjithë emigrantët, por vetëm një pjesë e tyre. Përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sqaruan për “Gazeta Shqiptare” se nga amnistia e kamatëvonesave mund të përfitojnë vetëm ata emigrantë, të cilët kanë qenë të vetëpunësuar në bujqësi dhe jo pjesa tjetër. “Emigrantët e tjerë nuk klasifikohen në ndonjë kategori të veçantë e për pasojë nuk mund të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave. Ata mund të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, që janë të vlefshme për vitet e pensionit si të gjithë të vetëpunësuarit e tjerë në vendin tonë”, u shprehën përfaqësues të MMSR-së.

AFATET
Falja e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore për fermerët do të jetë në fuqi deri në datën 31 dhjetor 2014. Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veliaj rikujtoi të gjithë personat e vetëpunësuar në fshat se sportelet e sigurimeve shoqërore do të jenë të hapura edhe në ditën e fundit të vitit, në mënyrë që të ofrojnë shërbim për të gjithë të interesuarit. “Edhe një javë kohë! Bëhu edhe ti pjesë e mijëra fermerëve që janë duke përfituar nga falja e kamatëvonesave dhe po paguajnë sigurimet për vitet e shkuara. Stafi i Institutit i Sigurimeve Shoqërore do të mirëpresë qytetarët deri më 31 dhjetor!”, shkruajti Veliaj në “Facebook”./GSH

Libohova Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *