“Fëmijët bien të flenë ndonjëherë pa ngrënë…vetëm ujë me sheqer”, historia e trishtë e familjes nga Gjirokastra (VIDEO)

Në familjen e Anxhelës nuk ka vend për ëndrra apo dëshira të mëdha. Çdo ditë ka kërkuar vetëm ushqim të bollshëm, por këtë fundvit do të ndihet si bashkmoshatarët dhe dhuratë kërkon një lodër.

8 vjeçarja nuk është ulur ndonjëherë në bangat e shkollës, pasi nëna e saj e ka të pamundur ta arsimoj. Ajo thotë “Dua të shkoj në shkollë, por nuk më lë mami”.

Nëna, Silvana është në pritje të fëmijës së katërt, të cilin po e pret me lot dhe jo gëzim për shkak të kushteve që do t`i ofrojë kur ta sjellë në jetë. Ajo thote se “fëmijët bien të flenë ndonjëherë pa ngrënë…vetëm ujë me sheqer”.

I vetmi që punon edhe pse moshën e punës ende nuk e ka arritur është djali 14 vjeçar. Punon në një lavazh dhe fitimin ia dorëzon nënës për t`i mbajtur frymën gjallë familjes. “Për mua e vështirë të rrisësh fëmijën me një krah të djalit 14 vjeç, është e vështirë”, thote me tej ajo.

Të braktisur nga babi muaj më parë, fëmijët e familjes Sheme kërkojnë solidaritet nga çdokush që mund t`i ndihmojë.