Festa e fitores, Lindita Rova heq vallen e socialistëve në Gjirokastër

Në festën e djeshme të socialistëve, të organizuar nga deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e tjerë të listës së qarkut Gjirokastër, merrnin pjesë edhe drejtues të tjerë të PS-së në nivel vendor.

Mes tyre ishte gjithashtu drejtoresha e DAR Gjirokastër, Lindita Rova. Emri i saj u përfol disa herë gjatë fushatës elektorale.

Fillimisht u përfshi në një replikë me kandidatin e PD-së, Tritan Shehu, ndërsa një javë përpara zgjedhjeve Rova u referua  në Prokurorinë e Gjirokastrës nga ministrja teknike e Arsimit, për verifikim të dyshimeve se ajo kishte marrë pjesë në fushatën elektorale.

/ArgjiroLajm.net/