Festa e Pashkëve, jepen pako me ndihma për familjet në nevojë në Libohovë (FOTO)

WhatsApp-Image-20160430 (23)Disa pako me ndihma për familjet në nevojë janë shpërndarë sot në Libohovë.

Sipas njoftimit të Bashkisë, ndihmat u dhanë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse, si kontribut i kontribut i konsullit shqiptar në Janinë dhe pronarëve të kompanisë “Gjirofarm”. Më poshtë njoftimi i plotë i Bashkisë:

Në vigjilje të festës së Pashkëve Ortodokse sot në ambientet e Bashkisë Libohovë u shpërndanë 40 pako me ndihma për familjet në nevojë. Ndonëse janë pako modeste, që me siguri nuk e zgjidhin përfundimisht problemin e këtyre familjeve, ky gjest human e ka forcën në mesazhin që na jep. Të gjithë duhet të ndajmë diçka me të pamundurit, të gjithë duhet të japim diçka nga vetja jonë për më të varfërit. Kjo merr më shumë kuptim në raste festash, kur askush nuk duhet të ndjehet i përjashtuar nga gëzimi apo dëshira për një vakt ndryshe. Falenderimi për këto ndihma shkon ndaj konsullit shqiptar në Janinë, z. Andrea Kaso, si dhe bashkëpronarëve të kompanisë së mirënjohur “Gjirofarm”, z. Andonis Uzas dhe z. Piro Karanxha. Ndër të tjera kontributi i tyre është një rast i shkëlqyer që tregon se si bizneset që operojnë në vendin tonë i japin rëndësi edhe përgjegjësisë sociale. Bashkia Libohovë do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë duke trajtuar me prioritet të veçantë punësimin e tyre. Prandaj bashkëpunimi me biznesin është shumë i rëndësishëm, siç janë të mirëpritura të tilla ndihma si kjo e sotmja.

WhatsApp-Image-20160430 (14)WhatsApp-Image-20160430 (26)WhatsApp-Image-20160430 (21)WhatsApp-Image-20160430 (18)