Festat e fundvitit, Libohova pa dekor festiv dhe pa pemë Krishtlindjesh

1525579_790816957611990_1382873061_nFotot që shihni nuk janë të dhjetorit 2014, por të një viti më parë. Ndërkohë që na ndajnë pak ditë nga kremtimi i Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në Libohovë mungon dekori festiv për këto festa. Qendra e Libohovës s’ka asnjë ndriçim, për të mos thënë për pemë Krishtlindjesh që s’është vendosur kurrë.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, ku realizohej një farë atmosfere festive përmes kabllove ndriçues e të tjerë aksesorëve dekorues, sivjet pamja në pazarin e Libohovës është e zymtë. Pak atmosferë festive mundohen të krijojnë vetëm disa biznese përmes vitrinave të zbukuruara. Në shumë qytete të vendit janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes dhe atmosfera festive ndjehet kudo, ndërsa në Libohovë diçka e tillë ende s’ka ndodhur. © libohovaonline.com 

1555444_790817367611949_1179930673_n