Festat e fundvitit, mbi 18 mijë emigrantë kanë hyrë në Shqipëri përmes Kakavijës

Vijon fluksi i kthimit të emigrantëve që jetojnë e punojnë në vendet e BE, për festën e Vitit të Ri. Nga data 25 dhjetor vetëm përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë në Gjirokastër përllogaritet të kenë hyrë mbi 18 mijë shtetas shqiptarë.

Ndërsa në dalje janë regjistruar mbi 9 000 persona. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit thotë se në të gjitha pikat kufitare janë marrë masa për të shmangur radhët dhe abuzimet në kufi. Sipas këtij institucioni janë marrë të gjitha masat për menaxhiminn e fluksit në hyrje, por edhe të atij në dalje që nis që në ditët e para të janarit.