Festë në Gjirokastër, pas fitores me Kamzën, Luftëtari e kap vendin e katërt

Luftëtari ka fituar 1-0 në stadiumin e Gjirokastrës, ku ka mundur Kamzën dhe tani e sheh veten në vend të 4-t, pasi ka parakaluar disa rivalë. Trajneri Lika nuk kishte sot sulmuesin Vasil Shkurtaj. Ndeshja u vendos nga një gol i Rapos në minutën e 69-të, por me ndihmën e portierit Gjonikaj, të cilit i shpëtoi topi nga duart. Luftëtari shton shanset për Europën.