Festivali Folklorik, nis restaurimi në kalanë e Gjirokastrës

89991675Muret e Kalasë së Gjirokastrës po restaurohen dhe mirëmbahen. Në prag të organizimit edhe të Festivalit Folklorik Kombëtar në këtë qytet ka filluar edhe puna në kalanë e gurtë. Për vizitorët janë hapur edhe disa prej galerive të gurta që përshkojnë kalanë.

Me rikthimin e fluksit të vizitorëve gjatë sezonit turistik të pranverës, vlerat ndërtimore të evidentuara së fundi në kështjellë, do të tërheqin mjaft vizitorë.

Por edhe organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar në muajin maj, do të gjallërojë më shumë kështjellën e gurtë. ky aktivitet do të shërbejë jo vetëm për promovimin e vlerave të folklorit shqiptar, por do të tërheqë më shumë mysafirë në kështjellën e Argjirosë dhe qytetin e gurtë të Gjirokastrës.