Festohet në Dropull 195 vjetori i Pavarësisë së Greqisë, s’ka përfaqësues të PBDNJ (FOTO)

12476182_1123914157639446_1671607737_nMinoriteti etnik grek në Dropull ka festuar sot 195 vjetorin  e Pavarësisë së Greqisë.

Ceremonia ka nisur me meshën në kishën e Dervicianit e më pas ka vijuar parakalimi tradicional i paradës festive nga nxënës të shkollave të zonës ku flamuri grek valëvitej krahas flamurit shqiptar.

Përveç drejtuesve të pushtetit vendor nga Bashkia Dropull, në ceremoni ishte i pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër Vasileios Tolios.

Ndërkohë që në dallim nga vitet e kaluara, ra në sy mungesa e përfaqësuesve të PBDNJ apo deputetëve nga parlamenti grek. Në pallatin e kulturës të Dervicianit ceremonia ka vijuar me një koncert festiv.

|Libohova Online|

12895486_1123914027639459_2132339218_n12910754_1123914230972772_1779227658_n12910837_1123912620972933_125401880_n