Festohet në Dropull dita kombëtare e Greqisë, mungojnë Artemis Dralo e Vangjel Tavo
Është përkujtuar sot në minoritetin grek në Dropull festa kombëtare e Greqisë, e njohur nga fqinjët ai dita e ‘JO’-së.
Me këtë rast u bënë homazhe në varrezat e fshatit Bularat ku prehen ushtarët grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke, si dhe në varrezat e Këlcyrës.
Të pranishëm ishin ambasadorja greke në vendin tonë, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, zyrtarë të tjerë të minoritetit, si dhe funksionarë të ardhur kryesisht nga Janina. Ndërsa nga autoritetet shqiptare ishin deputetët e qarkut, Flamur Golemi e Tritan Shehu.
Ra në sy mungesa e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo dhe e zv.ministres së Jashtme, Artemis Dralo, e cila në 25 qershor ishte kandidate për deputete e PS-së në minoritet. Dralo mësohet se ndodhet jashtë shtetit në një udhëtim pune, ndërsa Tavo ka munguar për shkak të impenjimeve familjare. Në përfundim të homazheve është shtruar një drekë.