FIFA dënon Shqipërinë për atë që bëne tifozët kundër Maqedonisë

tifozet-933x445FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 50 mijë franga zvicerane për sjellje të pahijshme të tifozëve në ndeshjen me Maqedoninë, e luajtur në Shkodër.

Mosrespektimi i himnit të Maqedonisë dhe kthimi i shpinës së tifozëve nga fusha, si dhe parrullat me përmbajtje politike të shfaqura në sektorët e tifozerisë shqiptare janë konsideruar antisportive nga FIFA.

Gjithashtu, edhe flakadanët dhe përdorimi i lazerave për të shqetësuar futbollistët maqedonas gjatë ndeshjes janë arsyet e masës disiplinore të organit që qeveris futbollin botëror.

Kjo ishte gjoba e dytë më e madhe e dhënë nga FIFA pas Hondurasit, që është gjobitur me 65 mijë franga.

Sistemi i Monitorimit Antidiskriminim i FIFA-s ka raportuar raste të ngjashme edhe në vende të tjera, si Angjentinë, Brazil, apo Kanada, të cilat janë shoqëruar me masa të ndryshme nga komisionet disiplinore të FIFA-s.