Fillon groposja e kafshëve, masa për të shmangur epidemitë

21-640x340Me qindra kafshë të ngordhura nga të gjitha zonat e përmbytura kryesisht Vlorë dhe Fier, kanë nisur të groposen, për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e epidemive apo abuzimeve të ndryshme me mishin e këtyre kafshëve. Fillimisht specialistet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, janë ndalur në komunën Levan të Fierit, për t’u zhvendosur më pas në Novoselë. Edhe pse dëmi i shkaktuar nga përmbytjet ishte mjaft i madh, ende nuk dihet një numër i saktë i kafshëve të ngordhura, pasi prezenca e ujërave në këto zona është ende shumë e lartë. Ndërkohë që paralelisht ka nisur edhe dezinfektimi, për të mos u bërë burim i sëmundjeve infektive, nga dekompozimi në ujë apo në tokë i kafshëve.