Filmonte të birin duke kryer marrëdhënie me të dashurën

CCTV-cameraNjë 53-vjeçar në Britaninë e Madhe është dënuar me 4 vjet burg, pasi ka përgjuar të birin e tij teksa kryente marrëdhënie me të dashurën e tij.

Burri, i martuar, ishte kureshtar për zhurmat që vinin nga dhoma e djalit 21-vjeçar, dhe kjo e ka shtyrë atë të montojë një kamerë në dhomën e tij për të filmuar performancat seksuale të tij.

Ai e kishte montuar telekamerën mbi shtrat dhe pastaj ka regjistruar të birin, ndërsa kryente marrëdhënie me të dashurën.

Duke mos mjaftuar kjo,53-vjeçari e kishte lidhur kamerën me një televizor në kuzhinë dhe shikonte gjithçka teksa ushqehej.

Në procesin gjyqësor ndaj tij, ka dëshmuar edhe e bija, e cila ka treguar se ka hyrë në kuzhinë dhe se ka ndryshuar pa dashur kanalin e televizorit, kur ka parë papritur imazhet direkt të dhomës së të vëllait.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dy fëmijët më pas kanë zbuluar kamerën e montuar në dhomë.

Babai kureshtar, ka rrëfyer gjithçka dhe nuk ka bërë gjë tjetër, veç se ka pranuar dënimin, duke pohuar se ndihet në turp për atë që ka bërë.

Po ashtu, nga hetimet e shkuara, ka dalë se babai-manjak, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij në shtëpinë e tyre në Faringdon, Oxon, kur ajo ishte 12 vjeçe.