Fitoi primaret, Dorjan Lani kandidat i PD në Gjirokastër

 Fitoi primaret, Dorjan Lani kandidat i PD në Gjirokastër

Ndodhi ekzaktësisht ajo qe ne patëm paralajmëruar disa ditë më parë. Dorjan Lani është shpallur fitues i garës së brendshme në Partinë Demokratike në Gjirokastër. Në përfundim të një procesi formal dhe me pjesëmarrje tejet të ulët, rezulton që Lani ka marrë 291 vota.

Kandidati tjetër Telnis Skuqi ka marrë 34 vota ndërsa Enkeleda Mushi ka marrë 48 vota. Për Shemsho Lamajn nuk mësohet dot asgjë. Emri i tij nuk figuronte as në listën e kandidatëve në fletën e votimit. Me siguri do të jetë tërhequr më parë.

Në total sot në primaret e Gjirokastrës kanë votuar 373 anëtarë nga 1270 me të drejtë vote. Pra, pak më shumë se çereku i anëtarëve duke dëshmuar edhe njëherë krizën e thellë në të cilën është Partia Demokratike. Megjithatë është lajm i mirë që një djalë i ri si Dorjan Lani ka hyrë në këtë garë pavarësisht disavantazheve që ka përballë mazhorancës.

Më mirë Dorjan Lani, që i bën nder Partisë Demokratike sesa shumë e shumë të tjerë që e kanë mbyllur me kohë ciklin e tyre politik. Dhe nëse Dorjan Lani kërkon të bëjë një garë dinjitoze përballë Flamurit Golemit, mjafton vetëm të shkëputet nga Tritanët, Dashot e Beqot dhe mbi të gjitha, të mos shpërfaqet si një kandidat me fytyrën e Saliut./argjirolajm.net

Libohova Online