Fiton 44 milion euro në Lotarinë Kombëtare, por nuk mund të marrë paratë

 Fiton 44 milion euro në Lotarinë Kombëtare, por nuk mund të marrë paratë

fituesiNga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjalë për një grua që konfirmon se ka fituar 44 milion euro në lotarinë kombëtare në Britaninë e Madhe.

Për fat të keq ajo nuk mund të shkojë të tërheqë çmimin sepse biletën fituese e kishte harruar në xhepin e pantallonave përpara se ta fuste në lavatriçe.

Ngjarja ka ndodhur në Worcester dhe publikohet nga “Mirror”, citon lapsi.al.

Gruaja e kishte futur biletën në lavatriçe përpara se të mësonte se ishte fituese. Ajo është munduar ta thajë atë me një tharëse flokësh dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme, por nuk ia ka dalë pasi disa numra identifikues janë fshirë.

Drejtuesit e lotarisë konfirmojnë shitjen e biletës në këtë zonë, por ende fituesi nuk është paraqitur. Ky shitës biletash (në foto) tregoi për gazetën se gruaja në fjalë i është paraqitur me biletën e dëmtuar, por ai e ka refuzuar atë pasi bileta nuk ishte e vlefshme për shkak të dëmtimit të numrit të serisë. “Jam një relike humane. Nuk ka fjetur gjithë natën” – i kishte rrëfyer zonja shitësit. Kushedi për sa net të tjera nuk do të flejë akoma…

Libohova Online