Flamur Golemi: Asnjë votë për deputetin 20-vjeçar që ndryshon identitetin, asnjë votë për kandidatin në prag pensioni

Kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi, gjatë një takimi elektoral në lagjen “Kodra e Shtufit” nuk e ka kursyer ironinë me rivalin Vangjel Tavo, lidhur me deklaratën e tij të djeshme kur tha se ishte “bir i Labërisë”.

Ndonëse Golemi nuk e ka përmendur me emër Vangjel Tavon, ai i është referuar si “deputeti 20-vjeçar, që për një grusht vota tenton të përvetësojë një indentitet që nuk e ka”.

Më tej Golemi është shprehur se Gjirokastra nuk pranon të jetë streha e dy njerëzve që s’kanë më çfarë japin, duke nënkuptuar Vangjel Tavon dhe Tritan Shehun, për të cilin shprehet se i duhet mandati i deputetit sa për shtyrë vitet e moshës së pensionit.

Sipas tij vota e 25 qershorit nuk duhet të shpërdorohet.

“Dua të shkoj në Parlament dhe ta përdor mandatin tim vetëm në shërbim të gjirokastritëve. Siç kam qenë mjeku i të gjithëve do të jem edhe deputeti i të gjithëve. Mos çoni dëm asnjë votë për partitë e tjera. Nuk kanë për të qenë në pushtet pas 25 qershorit, PS qeveris e vetme”, shprehet Golem.

Më poshtë video e takimit të tij te “Kodra e Shtufit”