Flamur Golemi flet për takimin e sotëm me Ramën
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit. Flamur Golemi, një prej kandidatëve për qarkun Gjirokastër, shkruan në faqen e tij në Facebook se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve sikundër është aluduar kohët e fundit.
“Takim frymëzues sot me kryeministrin Edi Rama dhe gjithë kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste. Edhe njëherë bëmë të qarta prioritet në planin organizativ të fushatës elektorale dhe u angazhuam për të pasur sa më shumë njerëz që na bashkohen në 18 qershor për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. Nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve e jo më pushtet në tavolinë për opozitën e dëshpëruar. Përpjekjen tonë të përbashkët për të vazhduar reformat dhe transformimin e vendit s’e ndal dot askush. Shkojmë bashkë drejt një tjetër fitore historike më 18 qershor”, shkruan Golemi.