Flamur Golemi i përgjigjet Roland Bejkos: Gënjeshtar i paturp, do të mbetesh thjesht kandidat

Kandidati i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi ka reaguar sot për një deklaratë të Roland Bejkos, bërë dy ditë me parë në Libohovë, deklaratë që ai e cilëson si një gënjeshtër dhe përpjekje të turpshme nga ana e Bejkos për të fituar vëmendje.

Ja çfarë shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

Jam njohur nga mediat me një deklaratë të Roland Bejkos dy ditë më parë gjatë një takimi elektoral në Libohovë. I dëshpëruar se s’ka për t’u bërë dot deputet as kësaj here dhe me paturpësinë që e karakterizon, ai përmend familjarët e mi për përfshirje në fushatë. Nga një mekanik që është në Ministrinë e Brendshme, Bejko ma ‘gradon’ vëllain si punonjës të SHISH. Nëse ty s’të mbështesin familjarët e tu në fushatë, kjo është fatkeqësi e problem për ty dhe besoj ta shton dëshpërimin. Ndërsa mbështetja familjare për mua, as që është vënë ndonjëherë në dyshim. Sigurisht që unë s’do të bie të batakun tënd duke filluar këtej e tutje të merrem me familjen tënde, pasi kjo nuk u intereson qytetarëve. Dhe tjetra, ty Roland s’të konsideroj fare në këtë garë sepse ke për të dështuar me sukses për të tretën herë në përpjekjen për t’u zgjedhur deputet. Shprehja e treta e vërteta, nuk vlen në këtë rast përt ty, pas gjithë akrobacive që ke bërë si kandidat, duke u hedhur sa nga një parti tek tjetra. Përveç deputetit 20 vjeçar që nuk di të tërhiqet, Gjirokastra ka edhe një kandidat 20 vjeçar si ty. Kandidat ke për të mbetur!