Flamur Golemi: Mos u mashtroni me vende pune, LSI s’ka për të qenë më në pushtet. PD-në e kanë braktisur

Kandidati për deputet i PS-së, Flamur Golemi jep tre ‘porosi’ përpara 25 qershorit. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai bën thirrje të mos mashtroheni me vende pune në administratë, pasi LSI s’ka për të qenë më në pushtet.

Ja çfarë shkruan Golemi.

Tre gjëra që duhet t’i dini përpara 25 qershorit.

E para, mos u mashtroni me oferta për vende pune në administratë. LSI nuk do të jetë më në pushtet.

E dyta, PD ka braktisur fushatën dhe është braktisur nga njerëzit. S’ka asnjë shans të fitojë.

E treta, votoni PS-në për të vazhduar me reformat dhe investimet.

Vota për parti të tjera veç PS-së, është votë e çuar dëm.

Falenderoj qindra mbështetës të PD-së dhe LSI-së për mesazhet mbështetëse që më kanë dërguar gjithë këto kohë. E kanë kuptuar se vota jepet me mendje, jo thjesht me tifozllëk partie.

Kësaj radhe votojmë kuqezi për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam.