Flamur Golemi nis fushatën, takim me banorët e Hormovës (FOTO)

Flamur Golemi, kandiati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Gjirokastër, ka nisur takimet elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. I shoqëruar nga kreu i PS Tepelenë, Dino Selimi, Golemi zhvilloi takim me banorë të fshatit Hormovë.

“Takim fantastik me banorë të fshatit Hormovë. Biseduam hapur duke e parë njëri-tjetrin në sy, për çfarë kemi bërë këto katër vite dhe për punët e tjera që na presin. Mirëpritën kandidaturën time për deputet të qarkut Gjirokastër dhe më siguruan për mbështetje me votë më 18 qershor, mbështje për Partinë Socialiste si e vetmja alternativë që di të çojë përpara reformat dhe zhvillimin e vendit. Faleminderit hormovitëve!  #PërGjirokastrënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam.”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 5 people, indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, indoor

Image may contain: 5 people, people standing and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor