Flamur Golemi takim me banorët e Mashkullorës: Vota për PD e LSI është votë e çuar dëm (VIDEO)

Kandidati i PS-së për deputet në Gjirokastër, Flamur Golemi ka vijuar takimet elektorale në fshatin Mashkullorë.

Ai ka kërkuar mbështetje me votë nga banorët, në mënyrë që PS të fitojë një mandat të dytë qeverisës për të vijuar me reformat dhe investimet.

“Faleminderit banorëve të Mashkullorës për mikpritjen dhe mbështetjen që i jepni Partisë Socialiste. Në 25 qershor do të jemi shumë më shumë për të votuar Nr.2 në fletën e votimit. PS qeveris e vetme, nëse ju nuk e shpërdoroni votën për PD-në, LSI-në apo parti të tjera. Çdo votë për to, është votë që ndihmon zgjedhjen e gabuar”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook teksa publikon edhe videon nga takimi.