Flamur Golemi takon punonjësit e OSHEE Gjirokastër: Forca djema, asnjë familje të mos mbetet pa drita (FOTO)
Deputeti i Gjirokastrës Flamur Golemi është takuar me punonjësit e OSHEE që po punojnë për rregullimin e rrjetit elektrik, i cili është dëmtuar në shumë zona, duke lënë pa drita disa fshatra.
“Një mirënjohje të veçantë për ekipet e OSHEE Gjirokastër që po punojnë në kushte të vështira për të normalizuar furnizimin me energji elektriki të çdo zone. Pasojat e katastrofës natyrore në rrjetin elektrik janë të konsiderueshme, por jemi të vendosur të mos lëmë asnjë familje pa drita. Ju lutem mirëkuptoni këtë situatë të pazakontë, pasi në disa zona vërshimi i ujit ka shkatërruar çdo gjë në rrjetin shpërndarës. Jam besimplotë se e keqja ka kaluar dhe gjendja po normalizohet. Forca djema!”, shkruan Golemi në Facebook teksa publikon edhe foto nga takimi me ta.