Flamur Golemi tregon se çfarë është vota për LSI-në (FOTO)

PS-LSI kanë ‘nxjerrë thikat” në javën e fundit të fushatës elektorale. Kandidati për deputet i PS në Gjirokastër, Flamur Golemi ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto ku ironizohet LSI.
“Kjo është vota për LSI-në. 1 zarf për kafe…”, shkruan Golemi duke e iluatruar me një foto-montazh.
Me siguri që ky sulm i ri ndaj LSI-së vjen dy ditë pasi doli në media një zarf që kandidati për deputet i LSI-së në Lezhë, i futi në xhep kryeplakut të dhunuar. Kjo ndodhi gatë vizitës së Ilir Metës në shtëpinë e tij, ku Presidenti i ri bëri dhe deklaratën skandaloze për armatosje të popullit.