Fluks udhëtarësh në Kakavijë dhe Tre Urat, 80 mijë vetë gjatë korrikut

Kufiri_KakavijeFluks i lartë udhëtarësh në dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë që ka qarku i Gjirokastrës, Kakavija dhe Tre Urat. Gjatë muajit korrik, sipas policisë kufitarë, kanë hyrë rreth 80 mijë persona, turistë të huaj dhe emigrantë shqiptarë që kthehen me pushime në vendlindje. Ndërkohë që fundjavën që shkoi u shënua një fluks relativisht i lartë në të dyja anët e kufirit.

Vetëm të dielën hynë në Shqipëri rreth 5 mijë këmbësorë dhe 1 mijë automjete, ndërkohë që kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë rreth 3 mijë këmbësore dhe 700 automjete. Policia kufitare e të dy shteteve ka marrë masat për shmangien e radhëve të pritjes dhe vonesave të ndryshme.