Fluks udhëtarësh në Kakavijë, mbi 15 mijë vetë hyjnë në Shqipëri

Vazhdon fluksi i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, gjatë këtyre ditëve kanë hyrë në Shqipëri rreth 15 mijë persona.

Ndërsa janë larguar drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit rreth 4 mijë persona.

Autoritet kufitare shqiptare kanë marrë masat për të mos krijuar radhë pritje të udhëtarëve.