Formacioni ideal i vitit në Serinë A, Hysaj mbrojtësi i djathtë më i mirë

napoli-hysaj-300x200Elseid Hysaj përfshihet në Formacionin Ideal të Serisë A, duke u cilësuar mbrojtësi më i mirë i kampionatit elitar në Itali në mbylljen e vitit 2015. Verdikti është dhënë në sondazhin e zhvilluar nga Calciomercato.com, ku mbrojtësi i Napolit ishte në garë me Alessandro Florenzi-n e Romës që nga mesfushor është spostuar në mbrojtës, Bruno Perez të Torinos dhe me Sime Vrsaljko të Sassuolo-s.

Me Serinë A që mbylli aktivitetin në kuadër të pauzës së ndërrimit të viteve, në Itali ka nisur bilanci për këtë pjesë të sezonit. E ndërsa skuadrat do të kthehen në fushë më 6 janar, janë të shumtë lojtarët që kanë shkëlqyer deri më tani.

“Calciomercato.com” hapi sondazhin për Formacionin ideal të këtij fillim sezoni, duke përzgjedhur katër lojtarë për secilin rol, në skemën 4-2-3-1. Deri më tani janë përzgjedhur dy emra: Handanovic i Interit në portë që triumfoi përballë Donnarumma-s së Milanit, Reina-s së Napolit dhe Buffon të Juventusit.

Votimi vazhdoi me mbrojtësin e djathtë, aty ku Elseid Hysaj fitoi në mënyrë të pakontestueshme. 21-vjeçari është vlerësuar për ecurinë fantastike te Napoli, ku është kthyer në një prej pikave të forta të skuadrës.

Mbrojtësi kuqezi fitoi 42 për qind të votave, duke lënë pas vetës Florenzi-n e Romës me 33 për qind. Në vendin e tretë u rendit braziliani Bruno Peres i Torinos dhe i katërtti kroati Vrsaljko i Sassuolos.

Sondazhi vazhdon me përzgjedhjen e mbrojtësit të majtë, ndërsa deri në fund të vitit, do të zbulohet e plot “Top 11″ me Elseid Hysaj që përfaqëson Shqipërinë në Serinë A./SuperSport