Formulari A2, maturantet e Gjirokastres e plotesojne ne 10 gusht

matura2014-provimetTë gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta duhet të plotësojnë formularin A2 duke filluar që nga dita e sotme (4 gusht 2014).Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin se si kandidatët për studentë të plotësojnë formularin A2 në varësi të preferencave që kanë për të studiuar në Universitet.

Maturantet e qarkut te Gjirokastres duhet ta plotesojne kete formular ne daten 10 gusht.

Edhe këtë vit, plotësimi i formularit A2 është online, ku mjafton që duhet ndjekur rregulloren e publikuar edhe në faqen e internetit të Minsitrisë së Arsimit, maturantët në një qëndër interneti ose nga shtëpia mund ta plotësojnë këtë formular.

Për të plotësuar këtë formular, duhet që maturanti të ketë kaluar provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës shtetëtore dhe duhet të hedh në këtë formual preferencat e tij për 10 programe të dëshiruara sipas renditjes si programin më të preferuar.

Edhe nëse sipas llogaritjeve të pikëve, një kandidat për student mund të ketë fituar të drejtën e studimit në disa degë, automatikisht ai do të përzgjidhetnë degën e tij të parë të shpallur si më të preferuarën. Përzgjedhja do të bëhet sipas parimit meritë-preferencë.

Gjithashtu Ministria kërkon nga kandidatët për studentë të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rregulloren për plotësimin e këtij formulari.