FOTO LAJM/ Gjyshja nga Labova në selfie me ministren Kumbaro

Restaurimi i Kishës së Shën Marias dhe rikonstruksioni i rrugës së Labovës, kanë bërë që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të udhëtojë shpesh drejt fshatit të vogël rrëzë Buretos.

Kjo natyrisht që e ka miqësuar shumë me banorët, të cilët i prisnin prej vitesh këto investime të rëndësishme për fshatin e tyre. Mes fotove që Kumbaro ka publikuar në faqen e saj në Facebook është edhe një selfie me Fotininë, një gjyshe që mban mbi supe shumë vite, histori e kujtime të jetës.

Me siguri që s’e kishte menduar se një ditë do të bënte selfie edhe me një Ministër të qeverisë shqiptare.
/Libohova Online/