FOTO LAJM/ Në kinoteatrin e Gjirokastrës, ngrohje gazi vetëm për “VIPA-t”

“Shumë respekt për rezistencën tuaj në këtë frigorifer, që mund të përballohet vetëm me dashurinë e madhe për Partinë Socialiste”.

Kjo ishte batuta e hidhur që kryeministri Rama hodhi gjatë fjalës së tij në Gjirokastër në fillim të muajit dhjetor.

Kritika ishte për mungesën e ngrohjes në sallën e kinoteatrit “Zihni Sako”.

Ndërkohë sot, në aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste ishte gjetur një zgjidhje me ngrohëse gazi. Por siç mund të shihet edhe në foto, ngrohësja ishte vetëm në pjesën ku qëndronte paneli.

Pjesa tjetër e publikut në sallë thjesht i rezistonte të ftohtit. 12620775_1692145851028700_175938787_o (1)

 12630964_1692145741028711_1705246632_o (1)