FOTO LAJM/ Rama vjen në Gjirokastër, me dy femra truproja që e shoqërojnë këmba-këmbës
June 15, 2017
Pas marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama nuk hoqi dorë nga thyerja e tabuve.
Ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë detyrë, shefi i qeverisë, ia ka besuar sigurinë e tij edhe femrave.
Prej vitit 2014 në eskortën e truprojave të Ramës ishte vetëm një femër, ndërsa sot është shtuar edhe një tjetër.
Siç shihet në fotot e takimit të sotëm në Memaliaj, pranë kryeministrit qëndrojnë gjatë gjithë kohës dy femra, të cilat e shoqërojnë atë këmba këmbës, për të siguruar që atij të mos i ndodhë asgjë.
Mësohet se truprojat femra të Kryeministrit vijnë nga radhët e Gardës së Republikës. Sonte në mbrëmje Rama zhvillon takimin e madh të fushatës në Parkun e Viroit në Gjirokastër.
/ArgjiroLajm.net/