FOTO LAJM/ Shihni si i japin urdhrat shefat në spitalin e Gjirokastrës

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e shkrepur sot në repartin e Infektivit në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës. Siç mund ta shihni bëhet fjalë për një urdhër të shkruar nga “shefi”, i cili paralajmëron vartësit e tij të mos shtrohet asnjë tek kjo dhomë. Nëse hamendëson arsyet përse ndalohet shtrimi i pacientëve në këtë dhomë, të paktën rezultojnë dy të tilla.

E para, ose kjo është ndonjë dhomë për “VIP-a”, ku jo të gjithë mund të mjekohen, pa miratimin e shefit. E dyta, ose është një dhomë jashtë standardeve e që s’duhet përdorur. Nëse nishesh nga mbështjellja me gazeta, me siguri që duhet të jetë ndonjë dhomë pa kushte.

Ndër të tjera nga shkrimi të bën përshtypje se shefi duhet të ketë shumë autoritet dhe vetes i jep goxha rëndësi, pasi fjalën “shef” e ka shkruar me gërma kapitale. Punë shefash me pak fjalë!

12661872_1023210747718100_1118508312354979326_n (1)