FOTO nga aksidenti te Kthesa e Picarit, kryebashkiakja Zamira Rami në vendin e ngjarjes

Një aksident me plagosjen rëndë të dy personave është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Gjirokastër.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur kthesa e Picarit.

Ka qenë kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila është gjendur rastësisht në vendin e aksidentit, që ka njoftuar e para policinë dhe ambulancën.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes.