Foto sa 1 mijë fjalë/ Shihni sallën e operacionit në Spitalin e Gjirokastrës (FOTO)

spitali-gjirokasterFoto që shihni është shkrepur në një prej sallave të operacioneve të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe është dërguar në portalin tonë. Përmbytja si pasojë e rrjedhjes së ujërave të bardha dhe të zeza, një kat më sipër, është bërë shkak i kësaj situate.

Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale momentalisht janë ndërprerë. Pacientët që kanë nevojë të operohen po përcillen drejt spitalit të Fierit apo Tiranës. Problemi është mbajtur i fshehtë nga drejtuesit e spitalit, duke mos lejuar as mediat të filmojnë.

Pak a shumë në të njëjtën gjendje janë edhe dy sallat e tjera të operacionit, të cilat janë kontaminuar me mbetje të lëngshme si pasojë e rrjedhjes nga sipër të ujërave të zeza dhe të bardha.

Rasti është skandaloz, po të kemi parasysh edhe faktin që spitali “Omer Nishani” është rikonstruktuar në vitin 2008 nga qeveria e atëhershme, me një fond të konsiderueshëm.

Ngjarja e ditëve të fundit tregon punimet jo cilësore që janë kryer atëherë, si dhe menaxhimin e keq të këtij institucioni vitet e fundit. Deri më tani janë më shumë se 20 pacientë të cilëve u është refuzuar ndërhyrja kirurgjikale.   

spitali-gjirokaster