FOTO të tjera/ Elektriçistët e gjakosur të OSHEE Gjirokastër. U rrahën me shkop bejzbolli nga pronarët e lokalit në Ksamil

Këto që shihni janë foto të tjera të dy elektriçistëve të dhunuar të OSHEE Gjiroakstër.

Qani Sulejmani dhe Elton Proku u rrahën barbarisht me shkop bejzbolli nga pronarët e një lokali në Ksamil.

Elektriçistët kishin shkuar të kontrollonin biznesin për lidhje të paligjshme, por hasën në rezistencën e pronarëve.

OSHEE ka thënë sot se denoncoi në polici dhunuesit, ndërsa policia deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim, madje u tentua që ngjarja të mbahej e fshehtë.