FOTO/ Zgjedhje dhe festë te PS Gjirokastër, fotot që (s)keni parë

Me 75 vota diferencë ka fituar Martha Zhapa postin e kryetares së Forumit të Gruas Socialiste në Gjirokastër, në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë. Kandidatja tjetër Albana Hasanaj ka marrë 205 vota kundrejt 280 votave të Martha Zhapës. Në përfundim të zgjedhjeve është organizuar një mbrëmje festive, ku merrnin pjesë krahas grave dhe vajzave, edhe dy ministrat Mirela Kumbaro e Bledi Çuçi. Të pranishëm ishin kreu i PS për Qarkun Gjirokastër, Flamur Golemi, Kryeinspektorja Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Mirela Çabeli, kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi dhe të tjerë drejtues e simptatizantë të PS-së në Gjirokastër. Shihni më poshtë disa foto nga festa dhe procesi i votimit.
|Libohova Online|