FOTOT E REJA/ Vjedhja 300 milionë lekëve, si i manipulonte aktivitetet Spiro Ksera

spiro-gjykateZbulohen të tjera fotografi që dëshmojnë mashtrimin dhe manipulimin të aktiviteteve të ministrisë që drejtonte Spiro Ksera. Sot “Panorama” boton këto fotografi, të cilat kanë qenë në dosjet e mbajtura nga dikasteri i drejtuar nga Spiro Ksera për aktivitetet për të cilat Ministria e Punës ka shpenzuar 300 milionë lekë, por që nuk kanë ndodhur në të vërtetë. 

Në dosjen e aktiviteteve në fjalë janë gjetur fotografi të manipuluara. Prokuroria “i ka zbërthyer” këto manipulime rast pas rasti, duke dokumentuar faktin se në dosjet e aktiviteteve të muajit korrik 2013 janë futur fotografi e pamje të eventeve që kanë ndodhur në mars të atij viti, pra, muaj më parë. Në foto të tjera paraqiten aktivitete që janë faturuar me shpenzime deri në 50 milionë lekë, ndërkohë që shuma e shpenzuar nuk ka qenë e tillë.

FOTO 1 – Foto aktiviteti i prillit 2013, stenda e falsifikuar me fotoshop si aktivitet i korrikut 2013
FOTO 1 – Foto aktiviteti i prillit 2013, stenda e falsifikuar me fotoshop si aktivitet i korrikut 2013
FOTO 2 – Aktivitet me Bashkinë e Kamzës, i vitit 2011, futur në dosjen si aktivitet i korrik 2013
FOTO 2 – Aktivitet me Bashkinë e Kamzës, i vitit 2011, futur në dosjen si aktivitet i korrik 2013
FOTO 3 – Aktivitet për ish-sportistin Lefter Millo, i mbajtur në datën 9 mars 2013, i futur në dosje si aktivitet i korrikut 2013
FOTO 3 – Aktivitet për ish-sportistin Lefter Millo, i mbajtur në datën 9 mars 2013, i futur në dosje si aktivitet i korrikut 2013
FOTO 4 – Aktivitet me piktura nga fëmijët e shkollës së komunitetit rom, i faturuar për 5.7 milionë lekë, pa justifikuar shpenzimin
FOTO 4 – Aktivitet me piktura nga fëmijët e shkollës së komunitetit rom, i faturuar për 5.7 milionë lekë, pa justifikuar shpenzimin
FOTO 5 – Aktivitet i korrikut 2013, ku përshkruhet në mënyrë fiktive ndërtimi i mozaikut 5 m², ndërkohë që përmasat nuk përputhen
FOTO 5 – Aktivitet i korrikut 2013, ku përshkruhet në mënyrë fiktive ndërtimi i mozaikut 5 m², ndërkohë që përmasat nuk përputhen