FOTOT/ “Shqiptarët, raca më e bukur në Europë”, por…

Një revistë thuajse anonime e quajtur “Sia” ka botuar dje një shkrim me titullin “Shqiptarët, raca më e bukur në Europë”.

Ky lajm është shpërndarë me shpejtësi rrufe nga shumë portale shqiptare.

“Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë. Vajzat shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errët dhe hera herës me sy gri.

Janë si skocezet e shek.17 por në të njëjtën kohë janë edhe shumë të bukura dhe inteligjente. Ato janë kombinimi perfekt me bukurinë klas dhe atë ekzotike.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe fakti që familja, është shumë e shenjtë për femrat shqiptare, pasi ato janë shumë besnike”, shkruan kjo revistë.

Por nëse sheh me vëmendje faqen e saj nuk ka asnjë kontakt apo të dhënë.

Lajmet e publikuara janë shpesh shumë të vjetra dhe duket më tepër si një blog personal, që mund të jetë hapur fare mirë nga ndonjë shqiptar.

Por kjo nuk ka rëndësi pasi “shqiptarët janë raca më e bukur në Europë”.

Sindroma e vetëlavdërimit ka kapur keqazi një pjesë të mediave shqiptare duke botuar çdo gjë që komplimenton Shqipërinë, pavarësisht nëse është një burim i besueshëm apo jo.

Fotot e publikuara nga “Sia Magazine”:

alb

alb

rherhe-min

nfgnr-min34h34h34h-min

eherher-min

fgnfgnfg-min