Francë 2016/ De Biazi publikon listën e futbollistëve që do grumbullohen me Kombëtaren

de-biasi3Trajneri i Kombëtares Giani De Biazi ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Europian “France 2016”. Gjatë një konference për shtyp ai ka shpalosur objektivat për të shkuar më tej në këtë kompeticion, duke marrë maksimumin. Tekniku italian u kërkoi gazetarëve të mos e pyesin në lidhje me futbollistët që nuk i ka grumbulluar.

“Mos më pyesni përse nuk kam marrë këtë apo pse kam marrë atë. Pasi kam përzgjedhur lojtarët të cilët më duhen për Europian dhe që na kanë sjellë deri këtu. “.

Më poshtë lista e lojtarëve:

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj dhe Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica dhe Gashi.

Në listë mungon talenti i Interit, Rei Manaj dhe sulmuesi i Skënderbeut, golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar Hamdi Salihi. 27 lojtarë janë grumbulluar, por vetëm 23 prej tyre do të udhëtojnë drejt Francës.

Sa i përket kontratës me Shqipërinë, De Biazi tha se do të jetë në krye të kuqezinjve deri në vitin 2017.

Për sa i përket dëmtimit të mesfushorit të Bazelit, trajneri italian tha se Xhaka do të jetë i gatshëm për në Francë, pasi brenda pak ditëve do ta kalojë dëmtimin.