FRESSH Gjirokastër zgjedh sot kryetarin, 4 kandidatë në garë
November 28, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/11/PS-Gjirokaster.jpg)
Forumi Rinor Eurosocialist në Gjirokastër zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin.
Votimi nis sot pasdite për të përfunduar më vonë gjatë mbrëmjes. Në garë janë katër kandidatë: Eni Çuçi, Kreshnik Babameto, Anest Bashari dhe Endri Banushi.
Në votim do të marrin pjesë anëtarët e këtij forumi në qytetin e Gjirokastrës dhe në njësitë administrative.
Pak kohë më parë PS zgjodhi kryetarin e saj për qytetin Gjirokastër, Gentian Llogo.