Frika nga refugjatët, forcat speciale zbarkojnë në Kakavijë
5 pika doganore në jug të vendit po ruhen nga forcat speciale. 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në kufi në pikat doganore të “Qafë-Thanës”, “Kapshticës”, ”Tre Urat”, ”Kakavijës” dhe “Qafë-Botës”. Frika nga refugjatët, që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë detyron Ministrin e Brendshëm të dërgojë forcat speciale në kufi.
Strukturat e specializuara për menaxhimin e turmave, janë transportuar në kufirin jugor nga repartet e FNSH-së së Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, raporton Shqiptarja.com.
Ndërkohë në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të refugjatëve.