Frika nga refugjatët sirianë, patrulla përforcuese në Kakavijë e Tre Urat

Kakavije 2Policia në Gjirokastër është në pritje të urdhërit për mbërritjen e mundshme të refugjatëve sirianë.

Dyshimet janë shtuar se shumë nga refugjatët që janë vendosur në Konicë, pranë kufirit me Shqipërinë, mund të trafikohen drejt vendit tonë.

Nga Prefektura e Gjirokastrës thonë se nuk kanë asnjë urdhër se si mund të veprojnë nëse sirianët do të hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës apo Tre Urave në Përmet.

Në këto pika po patrullohet me forca speciale. Në ndihmë të policisë janë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët janë në terren për të mbledhur informacion mbi lëvizjet e mundshme të refugjatëve në brendësi të territorit shqiptar. Ndërkohë nën vëzhgim po mbahen edhe personat me precedentë penalë të mëparshëm në trafikun e qënieve njerëzore.

|Libohova Online|