Frika nga sulmet terroriste, shtohet numri i policëve në Kakavie

kakavijePas sulmeve terroriste në Paris, policia shqiptare ka forcuar kontrollet në pikat kufitare të vendit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës janë shtuar kontrollet e imtësishme në tre pikat e kalimit kufitar: Kakavie, Tre Urat dhe Sopik.

Duke folur për telvizionin Gjirokastra, kreu i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Qerim Aliaj, thotë se janë shtuar punonjësit e policisë që shërbejnë në pikat kufitare dhe kontrollet në hyrje e në dalje.

Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë informacion për lëvizjen drejt Shqipërisë të elementëve terroristë nga Siria apo Iraku. Aliaj theksoi bashkëpunimin me Shërbimin Informativ Shtetëror, Antiterrorin   dhe policinë greke. Gjatë javës së kaluar vetëm përmes pikës së Kakavies kaluan 1500 shtetas të huaj, por asnjë i skeduar me precedentë penal apo me origjinë nga vendet e treta.