FRPD Gjirokastër sulmon Ramën me gjuhën e Berishës: Kriminel që doje të shembje Kalanë, mos shkel në qytet

PD Gjirokastër ka reaguar përmes forumit rinor lidhur me takimin e Ramës me të rinjtë e qarkut që votojnë për herë të parë në 18 qershor. Kreu i FRPD Gjirokastër, Artan Aliko, përmes një deklarate për mediat kërkoi që kryeministri të shpallet person i padëshiruar dhe të mos lejohet të hyjë në qytet.

“Ne nuk presim nga Edi Rama dhe banditët e tij të respektojnë ligjet e vendit. Sot të rinjtë kanë humbur shpresën për shkak të Edi Ramës. Edi Rama, kjo qënie me fytyrë njerëzore, por me zemër kafshërore do të mbetet për fat të keq në histori si i vetmi kryeministër që tentoi përmes projektit të Bypass-it të shembte kështjellën e Gjirokastrës. Për ne është e papranueshme që Edi Rama të shkelë në Gjirokastër në kushtet kur ka kryer kaq shumë krime”, tha Aliko në një deklaratë të shkruar plot mllef dhe etiketime si ato që zakonisht lexojnë eksponentët e vjetër të PD-së kundër Ramës.

/ArgjiroLajm.net/