FRPD Gjirokastër zgjedh me vërtet kryetarin e ri

12794476_921008611339535_1894914794746414780_nForumi Rinor i Partisë Demokratike në Gjirokastër kësaj here zgjodhi me vërtet kryetarin e ri dhe anëtarët e Kryesisë.

Në përfundim të procesit të numërimit fitues rezultoi Artan Aliko, i cili edhe një javë më parë u shpallë fitues, por pa zgjedhje, pasi dy prej kandidatëve u tërhoqën pa dhënë shpjegime.

Që procesi të quhej demokratik dhe të dukej sikur kishte garë, u desh që të ribëheshin edhe njëherë zgjedhjet, me dy kandidatë të tjerë formalë, Enver Brahimaj dhe Ervin Kola.

Sidoqoftë në votim morën pjesë rreth 800 anëtarë të këtij forumi dhe fitues doli Artan Aliko. Ndryshe nga zgjedhjet e para, në këto të dytat nuk ishte i pranishëm ndonjë prej anëtarëve të Kryesisë së PD-së. |Libohova Online|

12805997_921009411339455_7693491565188527181_n