FRPD Gjirokastër zhvillon mbledhjen e parë: Do jemi energjia e opozitës

 FRPD Gjirokastër zhvillon mbledhjen e parë: Do jemi energjia e opozitës

1012583_10209336297309486_843535108992876632_nPas një procesi zgjedhor të dyshimtë e të ripërsëritur për zgjedhjen e kryetarit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Gjirokastër ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij.

Me këtë rast u bë edhe konstituimi i strukturës së re drejtuese. Në takim merrnin pjesë kryetari i forumit Artan Aliko, kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, si dhe të rinj e të reja nga zonat përreth që janë pjesë e këtij forumi.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Bejko thotë se të rinjtë që i janë bashkuar FRPD Gjirokastër “janë sot energjia e PD në opozitë dhe nesër imazhi i saj i ri në qeverisje”

|Libohova Online|

10592664_10209336300829574_4100374554536873114_n

Libohova Online